Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon zjarri në Delvinë, terreni i thepisur bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërpritet operacioni nga ajri
Vijon të mbetet aktiv zjarri në zonën e Kalasë dhe Delvinës, duke përfshirë sipërfaqe të gjëra me kullota. Aktualisht flakët janë pranë qafës së Skërficës, krah rrugës Kardhiq – Delvinë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa operacioni nga ajri u ndërpre gjithashtu për orët natës. Ekipet zjarrfikëse do të qëndrojnë në terren dhe do të rifillojnë punën sapo të ketë kushte më të favorshme. Top Channel