Vijon terrori kibernetik, Apple raporton probleme teknike me disa shërbime kyçe! Preken App Store, Apple Music dhe iCloud

Vijon terrori kibernetik, Apple raporton probleme teknike me disa shërbime kyçe! Preken App Store, Apple Music dhe iCloud

Kompania teknologjike Apple po përballet me vështirësi teknike në funksionimin e disa prej platformave të saj më të përdorura, duke ndikuar aksesin e përdoruesve në shërbimet digjitale. Sipas të dhënave të përditësuara në faqen zyrtare të statusit të sistemit të Apple, ndërprerjet dhe problematikat aktuale janë evidentuar në: -App Store dhe Apple Music; -Shërbimin e asistencës AppleCare; -Funksionimin dhe aksesin në llogaritë iCloud. Faqja zyrtare e statusit konfirmon se këto shërbime po hasin probleme të përkohshme, ndërkohë që pritet rikthimi i normalitetit pas ndërhyrjes së ekipeve teknike të kompanisë.