Vijon “shkundja” në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin, Blendi Sulaj

Vijon “shkundja” në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin, Blendi Sulaj

erion veliaj-blendi sulaj TIRANË- Në bashkinë e Tiranës vijon vala e shkarkimeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2025. Gjatë ditëve të fundit, në Bashkinë e Tiranës është shënuar një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit. Më herët, më 28 gusht, Erion Veliaj, përmes një vendimi të firmosur nga qelia, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. Në vendim argumentohej se Ristani kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të kryebashkiakut dhe gjatë detyrës së saj është kthyer në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të Veliajt, pasi sipas tij ka munguar koordinimi institucional, moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe refuzim të urdhrave të...