Burimi:
Vizionplus.tv

Vijon rënia e bursave nga tarifat, por Donald Trump thotë se është vendimi i duhur
👁12374
Tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump kanë shkaktuar një tronditje të konsiderueshme në tregjet globale. Taksa bazë prej 10% mbi të gjitha importet dhe tarifat e larta për partnerët kryesorë tregtarë si Kina, Bashkimi Evropian dhe Japonia, kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet financiare të cilët kanë vijuar rënien edhe gjatë fundjavës. Rënia në bursat amerikane raportohet me gati 6 % duke rezultuar në një humbje tregu prej rreth 6.6 trilionë dollarësh. Në Evropë, bursa në Mbretërinë e Bashkuar ra me 6%, duke arritur nivelin më të ulët të një viti, ndërsa ajo e Gjermanisë dhe e Francës pësuan...