Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

Deri më tani teksa vijojnë përshkallëzimet e përplasjeve te Minsitria e Arsimit, policia ka shoqëruar 9 persona në komisariate. Raportohet se ka dhe persona të lënduar që janë dërguar në spital. Përplasjet me studentët vijojnë dhe policia ka hedhur ujë më kimikate dhe bojë që irriton lëkurën por i jep dhe mundësi policisë që më pas të bëjë identifikimin e personave dhe shoqërimin e tyre. Gjithashtu policia ka hedhur dhe në disa momente gaz lotsjellës, por të rinjtë janë grumbulluar sërish në rrugën e Durrësit përballë tyre.