Vijon prej ditësh zjarri në Bashaj, Delvinë/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Piksit në Gjirokastër

Vijon prej ditësh zjarri në Bashaj, Delvinë/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Piksit në Gjirokastër

Situata me zjarret në jug të vendit duket se po përkeqësohet dita ditës, pasi edhe sot flakët kanë vijuar të djegin zonën e Bashaj në Bashkinë Delvinë, rreth 1 km në jug të tunelit të Skërficës. Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, flakët rrezikojnë të hyjnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër, në zonën e mbrojtur të Piksit. Denoncimi:  Përshëndetje! Një zjarr aktiv prej disa ditësh në zonën Bashaj, Bashkia Delvinë, rreth 1 km në jug të tunelit të Skërficës, po përhapet me shpejtësi drejt majës së malit, i favorizuar nga era. Flakët rrezikojnë të hyjnë në territorin e...