Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”/ Arrestohet në Tiranë 36-vjeçari në kërkim, transportoi 34 kg drogë në…

Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”/ Arrestohet në Tiranë 36-vjeçari në kërkim, transportoi 34 kg drogë në…

Në kuadër të operacionit “Vakumi”, policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Lezha, i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim droge. I dyshuari, së bashku me një person tjetër që u arrestua në flagrancë pesë ditë më parë, akuzohet se transportonte rreth 34 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa. I arrestuari, Mir Ndoj, u kap në Tiranë teksa udhëtonte me taksi, falë bashkëpunimit mes policisë së Lezhës dhe Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet. Ai kishte arritur të largohej gjatë ndërhyrjes së parë të forcave të rendit në fshatin Balldre, duke përfituar nga errësira dhe njohja e...
Burimi: Sot.com.al