Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon numërimi i votave preferenciale, Olta Xhaçka kalon Blerina Gjylametin në Tiranë! Ja si renditen kandidatet
👁2859
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me dy vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5806 vota, Gjylameti grumbulloi 5804 vota. Olta Xhacka ka kaluar me dy vota Blerina Gjylametin duke e çuar numrin e votave të saj 5806 nga 5804. Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej më shumë se 3000 votash. Deri tani janë numëruar 6896 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët. Top Channel