Vijon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Vijon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 44-të që të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.  Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e...
Burimi: Javanews.al