Vijon me epërsi zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa

Vijon me epërsi zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa

Më shumë se katër orë që vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa banesa të fshatit Kaninë, por dhe stanet me bagëti. Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre. Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për të operuar. Top Channel