Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vijon kriza në Kosovë për konstituimin e Kuvendit, “NISMA” paralajmëron marrëveshje me Kurtin
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë dështuar të konstituojnë kuvendin. Dështimi vjen edhe pas afatit të dhënë nga gjykata më e lartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës deri më 26 korrik. Midis kësaj ngecjeje të vazhdueshme, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë. Ajo tha se çështje e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi...