Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes! Ja cilat akse janë problematike

Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes! Ja cilat akse janë problematike

Vijojnë reshjet e dendura të shiut edhe gjatë pasdites në Kukës. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë vërshime të ujërave, kryesisht në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrje të Kukësit nga zona verilindore. Reshjet kanë qenë intensive dhe kanë sjellë grumbullim të ujërave në sipërfaqe, por deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo problematika serioze në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj, në disa segmente urbane është vërejtur prani e materialeve inerte që janë sjellë nga rrjedha e ujit. Situata paraqitet më e qetë në akset nacionale, të cilat deri tani nuk kanë shfaqur probleme për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, autoritetet u...