Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve, kapet “skifteri” në Tiranë! I sekuestrohen 6 mln lekë dhe 8 mijë euro
Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët,...