Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, grabitësit marrin rreth 5 mijë euro

Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, grabitësit marrin rreth 5 mijë euro

xhamia e Dragostunjës LIBRAZHD-Xhamia e fshatit të Dragostunjës në Librazhd ka rënë pre një grabitjeje. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur paratë që ndodheshin në kasafortën e xhamisë, përkatësisht rreth 5 mijë euro. Paratë ishin dhuruar nga besimtarët me rastin e Fitër Bajramit Vjedhja është konstatuar mesditën e të martës nga besmitarët të cilën kishin shkuar për tu falur në këtë objekt kulti. Pasi janë futur brenda xhamisë kanë konstatuar se kasaforta që ndodhej aty ishte hapur me levë dhe ishin grabitur paratë që ndodheshin aty. Policia ende nuk ka informacione se kush kanë qenë autorët dhe nuk ka informacione mbi ndonjë hetim...
Burimi: zeri.ai