Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici

Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë pasi vodhën kasafortën dhe furgonin në një thertore në fshatin Golem të Lushnjës. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Top Channel

Burimi: Top-Channel.tv