Videot intime dhe media/ Sidorela Gjoni: Sa të mbrojtur jemi nga kjo çmenduri kolektive?

Videot intime dhe media/ Sidorela Gjoni: Sa të mbrojtur jemi nga kjo çmenduri kolektive?

Gazetarja dhe moderatorja e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, ku pretendohet se përfshihen edhe personazhe publike. Gjoni tha se media nuk duhet të bëhet pjesë e shpërndarjes apo komentimit të jetës intime të personave të rritur, duke theksuar se fokusi gazetaresk duhet të jetë te rastet kur materialet private përdoren për shantazh, kërcënim apo për të denoncuar një shkelje. “Ne nuk kemi pse dhe si të komentojmë video të personave të rritur në intimitetin e tyre”, u shpreh moderatorja, duke argumentuar se ka vend për raportim dhe verifikim në momentin kur ndërhyjnë autoritetet ose kur materialet përdoren si mjet presioni. Deklarata e plotë: “Jam e bindur që ditën e djeshme shumëkush nga...