Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore

Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore

1 Korrik 2025 18:19 Telesport Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen ka disa muaj që publikon video që synojnë dëmtimin e reputacionit të gjyqtarëve në La Liga. Dyshohet se pas këtyre videove qëndron vetë presidenti Florentino Perez, i cili u ka kërkuar ndihmësve të klubit për rrjetet sociale të postojnë video kundër gjyqtarëve në “Real Madrid TV”. “Los Blancos” kanë këmbëngulur vazhdimisht se qëllimi i këtyre videove është denoncimi i sistemit të korruptuar të gjyqtarëve në Spanjë.
Burimi: Telesport.al