Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEOLAJM/ Berisha tjetër gafë nga Gramshi: Popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë
👁10117
Gramshiotët patën privilegjin të dëgjonin gafën e parë të Sali Berishës për ditën e sotme. Në takimin e radhës elektoral, Berisha u bë sërish lëmsh me shifrat dhe kjo i kushtoi që tjetër gafë. Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha tha se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë. “Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”, tha Berisha.