VIDEO/Zyrtari i lartë i Trump në jug për pushime: Shqipëria me Amerikanë

VIDEO/Zyrtari i lartë i Trump në jug për pushime: Shqipëria me Amerikanë

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shijon pushimet në Shqipëri. Ai ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit. ”Shqipëria me Amerikanë”, shkruan Grenell, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA-a. I njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit, Grenell vazhdon të jetë një figurë që ndjek nga afër zhvillimet në këtë pjesë të Europës, edhe përtej rolit të tij diplomatik.