VIDEO/ Zjarret djegin ullishte e pyll me pisha në Çërrilë të Mallakastrës
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës . Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës , efektivë të policisë dhe banorë që ia janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve. Ndërhyrja në terrenin e thyer është e vështirë , ndërkohe qe zjarri ndodhet larg zonës së banuar.
Burimi:
syri.net