VIDEO/ Zjarr në fushën e Lazaratit

VIDEO/ Zjarr në fushën e Lazaratit

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje ka mbërritur grupi i shërbimit zjarrfikës të MZSH-së Gjirokastër. Nga verifikimet në terren u konstatua se flakët, për shkak të terrenit dhe kushteve, rrezikonin të përhapeshin, ndërkohë që është bërë e mundur izolimi i vatrës dhe shuarja e plotë e zjarrit. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.