VIDEO/ Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa nga flakët

VIDEO/ Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe zonën e banuar. Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, pasi zjarri ka depërtuar pranë dhe në zona të banuara. Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur edhe disa banesa. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përkatëse pritet të vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.