VIDEO/ Zhupa: Kumbaro simbol i grabitjes me investime strategjike, më 11 Maj qytetarët votojnë për t’i dhënë fund këtij abuzimi

VIDEO/ Zhupa: Kumbaro simbol i grabitjes me investime strategjike, më 11 Maj qytetarët votojnë për t’i dhënë fund këtij abuzimi

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar një video pranë një zone të mbrojtur, duke denoncuar qeverinë dhe pushtetin aktual për dhënien e investimeve strategjike klienteliste që, sipas saj, po sjellin shkatërrimin e natyrës dhe grabitjen e pronës private. Zhupa akuzon Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si përfaqësuese e kësaj politike, dhe u bën thirrje qytetarëve që në 11 maj të votojnë për Partinë Demokratike, si alternativën që premton anulimin e ligjit për investimet strategjike dhe mbrojtjen e interesit publik. Postimi: Mbrapa meje është pika e vogël e...
Burimi: Syri.net