Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve
Fluminense triumfon 2-0 ndaj Interit, duke shkuar kështu në çerekfinalen e Botërorin të Klubeve. Brazilianët e nisën ndeshjen “zjarr” dhe ndëshkuan zikaltërit që në minutën e 3-të, me anë të Canos. Ekipi i Chivu-s provoi të reagonte dhe u hodh në sulm, teksa Dimarco “flirtoi” me golin, por vetëm kaq. Fluminense shënoi të dytin me Ignacion, me fat italianët, pasi goli u anulua për offside. Hercules i dha goditjen fatale Interit në fundin e pjesës së dytë, duke dërguar kështu në shtëpi gjigandin italian.