Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Valverde “tradhton” Alonson në debutim, Reali ndalet nga Inzaghi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube
👁9314
Reali i Madridit e ka nisur me një barazim aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke u ndalur 1-1 nga Al Hilal. Në një sfidë për dy debutues në stolat respektivë, Xabi Alonso te “Galaktikët” dhe Simone Inzaghi te sauditët, sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, prodhoi shumë raste, por asnjë fitues. Në minutën e 34’, talenti Gonzalo Garcia kaloi në avantazh “Los Blancos”, pas një asisti të Rodrygos, por pas vetëm 7 minutash, Ruben Neves riktheu baraspeshën falë një 11-metërshi. Në minutën e fundit të ndeshjes, 15-herë kampionët e Europës kishin shansin për të rrëmbyer tre pikët, por...