VIDEO – “Vala e dhunës po fshihet nën ‘petkun’ e studentëve”, kryeministri Rama takim me drejtues shkollash…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.Gjatë një takimi me drejtues të shkollave të mesme të Tiranës në Ministrinë e Arsimit, ku e pranishme ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, Rama i cilësoi sulmet e protestuesve si një luftë hibride që sipas tij po organizohet nga duar të stërvitura për këtë punë, me qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, gjë e cila sipas kryeministrit s’ka për të ndodhur kurrë.Duke marrë në dorë një gur, nga ata që protestuesit kanë sulmuar efektivët e Policisë gjatë këtyre ditëve, Rama tha se vala e dhunës po fshihet nën ‘petkun’ e studentëve. Ai theksoi gjithashtu se sulmet me gurë ndaj efektivëve të Policisë mund të...
Burimi:
sarandanews.com