Asambleja e Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, votohet nga anëtarët…
Deputetja Elisa Spiropali dhe ish- deputeti Plarent Ndreca, aktualisht edhe avokat i kryebashkiakut Erion Veliaj, janë përjashtuar nga Partia Socialiste. Lajmi bëhet i ditur për ShkodraWeb nga burime të besueshme brenda mbledhjes, e cila fillimisht nisi pa praninë e mediave.Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS- së janë ftuar të votojnë dhe kanë mbështetur propozimin e kryetarit Edi Rama. Ndërkohë, çeshtja e kryebashkiakut Veliaj, nuk është kaluar për votim.“Nuk ke më punë këtu”, mësohet se i është drejtuar kryeministri Rama deputetes Spiropali, duke e ftuar të largohet nga mbledhja, pohojnë burimet për ShkodraWeb. Ndërkohë, i përjashtuari tjetër, Plarent Ndreca, nuk ka qenë i prsnishëm.Pas përfundimit të mbledhjes, Blendi Klosi, sekretar i përgjithshëm i PS-së, nuk preferoi të komentonte duke thënë se “Spiropali është anëtarë e PS-së”....
Burimi:
sarandanews.com