VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një prej sasive më të mëdha të drogës në historinë e vendit, prej 10 tonë kokaine. Ngarkesa gjigante u gjet brenda dy magazinave në zonën industriale “El Labradorcico”, në qytezën bregdetare Águilas. Sipas të dhënave të para nga Garda Civile, dyshohet se kjo qendër e madhe logjistike menaxhohej nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare. Mediat spanjolle raportojnë se sasinë e madhe të drogës nuk e zbuloi policia, por një gabim njerëzor. Një punëtor po manovronte një pirun ngritës gjatë lëvizjes së paletave, përmbysi aksidentalisht njërën prej tyre. Prej saj dolën pakot me kokainë ndërsa punëtori i panikosur dhe u arratis, duke e lënë drogën në tokë. Kaq mjaftoi që Garda Civile të ndërhynte rrufeshëm. Kur agjentët mësynë në magazinën e...
Burimi:
javanews.al