VIDEO – Taksisti i Lux bën “cubin” me Policinë, nuk i bindet urdhërit

VIDEO – Taksisti i Lux bën “cubin” me Policinë, nuk i bindet urdhërit

Urdhëri për të ndaluar ndaj një taksisti të “LuxTaxi” nuk është pritur mirë nga shoferi i mjetit. Siç duket edhe nga pamjet, e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit. Shoferi është ndaluar për t’u shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, por gjatë gjithë kohës bën rezistencë. Madje tenton që të heqë duart nga prangat. “Jam burrë nuk jam legen, prit një sekondë. Dal një sekondë mor’ burrë,”-dëgjohet teksa thotë taksisti. Ndërkohë që videoja është publikuar, ende nuk dihet se përse është bërë kërkesa për ndalim nga uniformat blu. /ZËRI/
Burimi: Gijotina.com