VIDEO-SYRI TV/ Zjarri djeg 5 fshatra të Fierit, situata më kritike në Radostinë e Frakull
Dëmi që la pas zjarri në 5 fshatrat e Fierit është kolosal, ku 3 qytetarë u asfiksuan, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore me ullishte dhe vreshta janë shkrumbuar. Me lot në sy, banorët e zonës thonë se i gjithë investimi i tyre në bujqësi është djegur dhe dëmi arrin miliona lekë. Ata akuzojnë shtetin për këtë situatë, se ndërhyrja për fikjen e zjarrit ishte e vonuar, ndërsa sa i përket dëmshpërblimit shprehen pesimistë. Të tjerë banorë tregojnë orët e tmerrit që kaluan gjatë gjithë natës, duke thënë se kishin frikë se zjarri do t’u afrohej banesave të tyre. Nga SYRI TV Zjarri që përfshiu 5 fshatrat e Fierit mbrëmjen e së premtes ka shkaktuar dëme kolosale në bujqësi dhe biznese, ndërsa rrezikoi edhe jetët e...
Burimi:
syri.net