VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

Një 34-vjeçar shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar në lidhje me shpërthimin tragjik në një pallat në zonën e Plakës, në Greqi ku humbën jetën gjashtë persona. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit kishin hyrë në ndërtesë me qëllim vjedhjen e një tubi metalik me vlerë të vogël nga sistemi i furnizimit me gaz natyror. Gjatë vjedhjes, ata dyshohet se dëmtuan tubacionin, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit që më pas solli shpërthimin fatal. Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat matësin e gazit dhe tubacionet përreth tij. Pas analizimit të tyre, kanë identifikuar pikën ku ishte prerë tubi dhe vendin ku ishte shkaktuar dëmtimi që çoi në rrjedhjen e gazit. Ndërkohë, tre të arrestuarit kanë...