VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)
Shqipëria ka shpëtuar në minutat e fundit ndaj San Marinos, duke triumfuar 2-1 në Tiranë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Asllani provoi nga distanca me një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin e San Marinos. Shqipëria pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të konkretizonte rastet. Manaj goditi edhe shtyllën, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Uzuni nuk gjetën rrjetën. San Marino, megjithatë, nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të gjeti barazimin. Lazzari u gjend i lirë në zonë pas një krosimi dhe me një goditje të saktë mposhti Dajsinanin për 1-1. Në...
Burimi:
javanews.al