VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del mes flakëve

VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del mes flakëve

Shtëpia e djegur LEZHË- Është djegur një banesë në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit. Banesa një katëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj është shkrumbuar tërësisht, por asnjë nga anëtarët e familjes nuk është lënduar. Ata të gjithë kanë arritur të dalin në kohë jashtë banesës.
Burimi: Zeri.ai