VIDEO/ Shikoni golin spektakolar të 18-vjeçarit shqiptar kundër Osijek, luan me të rinjtë e Kroacisë

VIDEO/ Shikoni golin spektakolar të 18-vjeçarit shqiptar kundër Osijek, luan me të rinjtë e Kroacisë

Dukan Ahmeti ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes Osijek dhe Istrës. Futbollisti 18-vjeçar ka shënuar golin e tretë, për ta mbyllur takimin në shifrat 1-3. Një gol jo i zakonshëm pasi ka dribluar disa futbollistë përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Por kush Ahmeti? Mesfushori i ri, vetëm 18-vjeç, është me prejardhje nga Tetova dhe ka lindur në Kroaci. Aktualisht ky futbollist luan me të rinjtë e Kroacisë, por vecanërisht pas këtij goli të shënuar, interesimet nga Shqipëria dhe Kosova nuk do të mungojnë për të. /Sport Ekspres/