No Image Available

Video/ Shehaj: Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që ka bërë me Ramën! Të korruptuarit, para drejtësisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli për një ‘rrëmbim policor’ dhe ‘transferim politik’ nga burgu i Durrësit ku mbahej deri më sot, drejt burgut të Fierit, pa pëlqimin e tij. Për Shehajn, kjo vjen pas deklaratës që Veliaj bëri për protestat studentore duke i quajtur ato si lëvizje që janë “fundi i një bote” dhe jo “fundi i botës”. Kreu i Mundësia shprehet se reagimi i Veliajt është “shkërmoqja e pushtetit kriminal që ka drejtuar Shqipërinë në këto vite”. “Erion Veliaj përshëndeti ndryshimin e regjimit autokrat në Serbi dhe uroi që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri. Ka reaguar menjëherë Edi Rama. Sot ka vendosur Ministria e Drejtësisë të transferojë Erion Veliajn...