VIDEO/ Rama zbulon detajet e “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma u mundëson qytetarëve të krahasojnë kostot e produkteve në pika të ndryshme shitjeje
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje për platformën “Pasqyra e Çmimeve”. Gjatë podcastit të tij “Flasim”, të transmetuar këtë të diel, më 22 nëntor, Rama deklaroi se TVSH-ja për 54 produkte do të ulet nga 20% në 6%, me synimin për të lehtësuar barrën e shpenzimeve për qytetarët. Kreu i qeverisë u ndal edhe te funksionimi i Pasqyrës së Çmimeve, përmes së cilës konsumatorët mund të informohen në kohë reale mbi çmimet e produkteve ushqimore. Sipas Ramës, ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve të krahasojnë çmimet mes produkteve dhe të zgjedhin ato që ofrohen me kosto më të ulët. Rama theksoi se përmes kësaj nisme synohet që ulja e taksave të reflektohet edhe në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët. Ulja e TVSH-së pritet të...
Burimi:
javanews.al