VIDEO/ Qytetari: Shqiptari nuk është i zemëruar se kërkon më shumë, por sepse punon shumë dhe jeton më pak

VIDEO/ Qytetari: Shqiptari nuk është i zemëruar se kërkon më shumë, por sepse punon shumë dhe jeton më pak

Dita e 98-të e protestës qytetare kundër qeverisë Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij, është shoqëruar me fjalime të qytetarëve në shesh, ku në fokus kanë qenë korrupsioni, gjendja ekonomike dhe ajo që protestuesit e cilësojnë si kapje të shtetit. Një prej qytetarëve që mori fjalën para protestuesve tha se prej 98 ditësh shqiptarët po lënë shtëpitë dhe problemet e tyre për t'u mbledhur në shesh, në kërkim të bashkimit dhe shpresës. “98 ditë që dalim në këtë shesh. 98 ditë që shqiptarët lënë shtëpinë dhe hallet e tyre dhe vijnë këtu për të gjetur ngrohtësi, bashkim dhe shpresë”, u shpreh ai. Duke iu referuar programit “Besa” të qeverisë, qytetari akuzoi kryeministrin Edi Rama se po paraqet si arritje dhe standard të ri gjëra që,...