VIDEO/ Protestuesit nuk i besojnë as ambulancës që mbërriti për të marrë gazetaren e plagosur, i hapin dyert dhe kontrollojnë për gaz lotsjellës
Mosbesues janë treguar protestuesit ndaj ambulancës që mbërriti para Ministrisë së Arsimit për të transportuar gazetaren e lënduar në kokë nga gurët e hedhur gjatë protestës. Ata ndaluan mjetin dhe hapën dyert për të kontrolluar nëse brenda kishte gaz lotsjellës. Protestuesit pretendojnë se më herët ambulancat janë përdorur për të transportuar gaz lotsjellës drejt efektivëve në terren. Pasi kontrolluan ambulancën dhe u bindën se nuk kishte asgjë të dyshimtë, protestuesit e lejuan atë të kalonte.
Burimi:
javanews.al