VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në Rinas nga Gonxhja e Vengu

VIDEO/ Presidenti ukrainas mbërrin në Tiranë! Zelensky pritet në Rinas nga Gonxhja e Vengu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet. Zelensky u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministri i MEKI, Blendi Gonxhja. Presidenti ukrainas është një nga liderët, i cili do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik, që do të mbahet të premten e 16 majit në Tiranë. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv