VIDEO/ Policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve, gazetari: Akte burracake, po qëllojnë drejt trupit!

VIDEO/ Policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve, gazetari: Akte burracake, po qëllojnë drejt trupit!

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë janë shoqëruar me përdorim të gazit lotsjellës dhe, sipas raportimit të gazetarit Elkier Bushkolaj, me të shtëna me plumba plastikë në drejtim të protestuesve. Gjatë raportimit live, gazetari ka dënuar ndërhyrjen e forcave të policisë, duke e cilësuar atë brutale dhe duke ngritur shqetësimin për sigurinë e të rinjve që ndodheshin në protestë. ‘Shikoni, shikoni me armë! Shikoni, i kemi këtu me armë! Direkt në drejtim të trupit, kjo është e pafalshme!’, deklaroi gazetari, teksa kamerat transmetonin pamjet nga vendngjarja. Ai e cilësoi ndërhyrjen e policisë si ‘akte shumë burracake’, ndërsa theksoi se protestuesit po përpiqeshin t'u rezistonin ndërhyrjeve të forcave të rendit. Sipas tij, disa prej të rinjve u larguan drejt zonës së Bllokut, ndërsa...