Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Plas grushti në Kashar, vëzhguesi i deputetit të PS godet kryetarin e KZAZ!
👁13108
Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit. Një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.