Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO | Piloti “hero” bën mrekullinë duke e ulur avionin mes erës së fortë
Një avion me pasagjerë ka realizuar një ulje tejet të vështirë në aeroportin Madeirës në Portugali për shkak të erërave të forta dhe të paparashikueshme. Një situatë tejet dramatike u krijua pak momente para uljes teksa avioni nuk kishte balancë dhe lëkundej. Megjithatë, në fund, piloti realizojë mrekullinë duke arritur të kryejë ulje të sigurt. Pista e aeroportit të Madeirës njihet si një nga më të vështirat për uljen e avionëve për shkak të erës së fortë që fryn në pjesën më të madhe të kohës.