VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar për goditjen e grupit të dyshuar për dhunimin dhe kërcënimin me gjobë 5 milionë euro ndaj biznesmenit Vasil Bedinaj në Orikum. Janë publikuar edhe pamjet e automjetit të dytë të ndaluar në Fier. Ndjekja për kapjen e mjetit ka vijuar edhe në akset lidhëse me qarqet fqinje. Rreth orës 13:00, shërbimet e DVP Fier ndaluan te Mbikalimi i Memorialit mjetin e dytë të shpallur në kërkim, i cili drejtohej nga 40-vjeçari nga Kosova, Blerim Heta, tashmë i arrestuar. “Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete,” informoi Drejtori i Drejtorisë Vendore...