VIDEO – Përcillet në “banesën e fundit” gazetari, poeti, ish- drejtuesi i medias publike Dashamir Dini…

VIDEO – Përcillet në “banesën e fundit” gazetari, poeti, ish- drejtuesi i medias publike Dashamir Dini…

Gazetari, poeti, ish- drejtori i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra, Dashamir Dini, u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e institucionit që drejtoi për 7 vite, teksa kontributi i tij në këtë media, i kalon 2 dekadat. Të afërm, kolegë, miq dhe drejtues të institucioneve i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që për 22 vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Radio Shkodra ku shërbeu si gazetar, kryeredaktor dhe dy herë si drejtor në periudhën 2000-2003 dhe më pas 2017-2021.  Në përfundim të ceremonisë, arkëmorti u përcoll për në varrezat publike të Shkodrës, aty...