Video/ Pasagjerët përdorin rrëshqitësen për t’u evakuuar pasi aeroplani i American Airlines përfshihet nga flakët në Denver

Video/ Pasagjerët përdorin rrëshqitësen për t’u evakuuar pasi aeroplani i American Airlines përfshihet nga flakët në Denver

Të shtunën pasdite, një incident i rrezikshëm ndodhi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit, kur një aeroplan pasagjerësh i kompanisë American Airlines u përfshi nga flakët. “Fluturimi 3023, ke shumë tym,” i tha kontrolli i trafikut ajror pilotit, sipas 9News, dega lokale e NBC-së. “Je në të vërtetë në flakë,” shtuan ata pak çaste më vonë. Në bord ndodheshin 173 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të evakuoheshin të gjithë në mënyrë të sigurt. Vetëm një pasagjer u dërgua në spital me lëndime të lehta. Sipas një deklarate për Daily Beast, një zëdhënës i American Airlines...