VIDEO – Nis asfaltimi i rrugës së Domënit në Postribë, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet dhe është takuar me banorët e fshatit. Investimi vjen në kuadër të paketës së ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore që Bashkia Shkodër po zbaton në njësitë administrative.Banorët e Domnit thonë se kanë pritur prej rreth 30 vitesh asfaltimin e këtij segmenti rrugor. Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka ndikuar ndër vite edhe në largimin e banorëve dhe braktisjen e fshatit, ndërsa rruga e re shihet si një mundësi për t’i rikthyer zhvillimin zonës.Domni njihet për pozicionin dhe panoramën e veçantë që ofron mbi Shkodër, duke u cilësuar edhe si “ballkoni panoramik i Shkodrës”. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, e cila është përfshirë edhe...
Burimi:
sarandanews.com