VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta
Moti i keq ka përfshirë Kretën, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe probleme të shumta në disa zona të ishullit. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka vendosur në fuqi buletinin e emergjencës, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme. Në zonën e Mylopotamos, një urë është shembur dhe një automjet ka përfunduar në ujë. Si pasojë e incidentit, një çift është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në Zoniana disa banesa janë përmbytur, ndërsa janë raportuar dëme edhe në shtëpi, magazina, stalla dhe banesa të tjera në zonën e Roukanit, në bashkinë e Heraklionit. Fshati mbetet i izoluar në pjesën mbi lartësinë e Profetit Elias, për shkak të gjendjes së rënduar të rrjetit rrugor. Kryetari i bashkisë së Mylopotamos,...
Burimi:
javanews.al