VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet me golat e shënuar, trondit një tjetër rrjetë në Rusi dhe shkon për golashënues 

VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet me golat e shënuar, trondit një tjetër rrjetë në Rusi dhe shkon për golashënues 

Mirlind Daku është ndezur para ndeshjes që do të kemi kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol, këtë herë në përballjen mes Rubin Kazan dhe Orenburg, e cila po vazhdon në shifrat 3-2.  Goli i dytë i takimit është shënuar nga ana e Dakut, në minutën e 7 të takimit, duke mos gabuar para portës kundërshtare. Ky ishte goli i 15 i shënuar nga Daku në kampionat, dy gola më pak sesa kryesuesi në listën e golashënuesve, Ugalde. /Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com