Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare
Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi. Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë. Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale. SHIH PËRMBLEDHJEN VIDEO Videot u publikuan në rrjetet sociale...