Video/ Marash Kumbulla shkëlqen me Espanyolin, shënon golin e tretë sezonal

Video/ Marash Kumbulla shkëlqen me Espanyolin, shënon golin e tretë sezonal

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po kalon një formë mbresëlënëse këtë sezon me fanellën e Espanyolit në La Liga. Në sfidën ndaj Getafes, Kumbulla realizoi golin e avantazhit në minutën e 39-të, pas një goditjeje precize me kokë që erdhi nga një këndore. Ky ishte goli i tij i tretë sezonal, ndërsa numëron 29 paraqitje deri më tani, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes. Performanca e tij pozitive është një sinjal shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare, e cila po përgatitet për ndeshje të rëndësishme në vijim. ⚽️ GOAL: Kumbulla 🇪🇸 Espanyol 1-0...
Burimi: Sot.com.al